Trajneri i Sigal Prishtinës, zgjedhet trajneri i vitit në Rumani

 Sigal Prishtina duket se nuk ka gabuar në zgjedhjen e trajnerit të ri, Antonis Constantinides.

Qiprioti është zgjedhur nga faqja ‘dabaschet.com’, trajneri më i mirë për vitin 2015 në Rumani.

Ai drejtoi Energia Targun gjatë sezonit 2014/2015, si dhe në stinorin vjeshtor të këtij viti, për t’u ndarë ditë më parë.

Me Energian u kualifikua në ‘Final Four’ të FIBA Euro Challenge këtë vit, dhe për shkak të këtij suksesi ai u zgjedh më i miri, raporton GazetaOlle.com.

Constantinides u emërua trajner i Sigal Prishtinës të premten në një konferencë për shtyp. /Olle