Trajneri i Sigal Prishtinës e komenton kështu fitoren në Rumani

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Craiovas, në kuadër të çerekfinales së Ligës Ballkanike. Prishtina fitoi 77:73. Tani i pret ndeshja e kthimit ku nuk duhet të humbin me më shumë se katër pikë.

“Ne kemi luajtur një lojë të mirë me mbrojtje shumë të mirë, por edhe me disa gabime të palejueshme. Kjo fitore është e madhe dhe duhet ta mbajmë edhe në ndeshjen e kthimit”, deklaroi ekskluzivisht për Gazetaolle.com, Ilievski. (Gazeta Olle)