Trajneri i Shkupit, Sedlloski pas ndeshjes me Llapin: Asgjë nuk ka mbaruar

Kryetrajneri i Shkupit, Goce Sedlloski, është i kënaqur me fitoren me rezultat 2:0 ndaj Llapit, në kuadër të ndeshjes së parë në rrethin e parë kualifikues të Conference League në futboll.

“Ne e dinim para ndeshjes që na pret një detyrë e vështirë. Në fund, ne e merituam fitoren, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të përqendruar deri në fund”.

“Ajo që kërkova nga lojtarët u përmbush, ne arritëm një fitore të merituar”.

“Unë gjithashtu pashë disa mangësi në lojë, të cilat janë pasojë e faktit se kjo skuadër ka qenë së bashku vetëm për dy ose tre javë, por ne do t’i korrigjojmë ato për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Sedlloski në konferencën për shtyp pas ndeshjes..

Batatina ankohet në gjykim në ndeshjen ndaj Shkupit, beson në ndeshjen e kthimit

Kush është favorit për të fituar në Euro 2020? Italia apo Anglia?