Trajneri i Rubin Kazanit tregon se a llogarit në Dakun pas veprimit në Evropian

Trajneri i skuadrës ruse, Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka kritikuar Mirlind Dakun për veprimin e tij pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë në Euro 2024. Daku mori altoparlantin dhe nisi fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve, derisa ishte para tifozëve shqiptarë. Reagimet më pas ishin të shumta, ndërsa UEFA e suspendoi sulmuesin e Rubin Kazanit për dy ndeshje.

Edhe Rubin Kazani ka paralajmëruar dënimin e Dakut, por sulmuesi pritet të mbetet pjesë e kësaj skuadre. Këtë e ka lënë të kuptohet trajneri Rakhimov në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

I pyetur për veprimin e pamatur të Dakut, Rakhimov është përgjigjur: “Pse duhet ta trajtoj këtë disi pozitivisht? Natyrisht është negative. Mendoj se ai është i vetëdijshëm për të gjitha, i kupton të gjitha shumë mirë. Duke folur me të e kam bërë të kuptojë se cilat gjëra janë të duhura e cilat jo. Ai mbi të gjitha është futbollist dhe duhet të mendojë që të shfaq kualitetet që i ka në fushë”, ka thënë Rakhimov.

Daku e ka kompletuar një edicion të suksesshëm te Rubin Kazani. Ishte sulmuesi dhe golashënuesi kryesor i skuadrës.

 

Te Rubin Kazani janë disa lojtarë nga Serbia, por trajneri nuk pret telashe.

“Nuk mendoj. Të gjithë e njohin Mirlindin shumë mirë. Nuk ka zemërim për veprimet e tij. Ai është goxha i shoqërueshëm dhe e di se është i brengosur për atë tashmë. Por është i rritur dhe duhet të mendojë për atë që bën. Të gjithë bëjmë gabime në jetë. Mësojmë nga gabimet dhe shpresoj se ky do të jetë një mësim i mirë për të”, ka shtuar trajneri nga Taxhikistani.

Ai ka theksuar se Daku është dashur të luajë ndaj Spanjës. Daku u dënua para ndeshjes me Spanjën dhe tashmë e ka edhe një ndeshje pas Evropianit për të kryer dënimin.

Pas largimit nga Flamurtari, Leci bëhet me skuadër të re

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024