Trajneri i Rilskit: Tifozëri fantastike, faleminderit

Trajneri i Rilskit, Rosen Barchovski, është mrekulluar me mikpritjen dhe atmosferën e publikut pejan, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Pejës sonte.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të marrim një fitore në një teren shumë të vështirë. Është gjithmonë kënaqësi të luash në një palestër të mbushur me tifozët. Falënderoj skuadrën e Pejës dhe publikun për mikpritjen të cilën na kanë bërë”, deklaroi Barchovski.

Rilski në finalen e madhe me shumë gjasë do të luajë kundër Sigal Prishtinës. /Gazeta Olle