Trajneri i Rilskit, uron Prishtinën në mënyrë të veçantë

Trajneri i skuadrës së Rilski Sports, Rosen Barchovski, pas humbjes ndaj Sigal Prishtinës, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, ka thënë se kjo ndeshje ishte për prestigj për skuadrën e tij, duke uruar për fitoren skuadrën e Sigal Prishtinës

“Ishte një ndeshje për prestigj, të cilën e humbëm për shkak se na mungoi karakteri i fituesit. Në e nisëm shumë mirë takimin, por lëshuam ritmin dhe i mundësuam Prishtinës që të kthehet në lojë dhe të shënoj fitore plotësisht të merituar”, ka thënë trajneri i Rilski Sportistit.