Trajneri i Premierligës e ka një kërkesë shumë interesante

Trajneri i skuadrës angleze Crystal Palace, Alan Pardew, bën thirrje që të lirohen çmimet e biletave për tifozët nëpër stadiumet e Premierligës. Ai ka reguar pas çmimit të biletave në stadiumin e West Hamit, në të cilin një tifoz mysafir duhet të pagujë 44 paund.

“Të paguash 44 paund për një ndeshje në stadiumin e West Hamit, janë vërtetë shumë. 20 deri 30 paund do të ishte diçka më normale”, është shprehur ndër tjera Pardew.

West Ham-Crystal Palace zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim prej orës 13:45. /Gazeta Olle