Trajneri i Portugalisë me lëvdata të veçanta për Ronaldon

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka thënë se Cristiano Ronaldo është ende i uritur për gola si një 18-vjeçar.

Martinez, mes tjerash potencoi se Ronaldo është një lojtar model për të gjithë të tjerët, shkruan Gazeta Olle.

“Cristiano Ronaldo është i uritur si një 18-vjeçar. Ai një rol model. Ai gjithmonë provon që të jetë në pozicionin e duhur dhe është duke shikuar për golin”, ka thënë Martinez.

Ronaldo ka shënuar 128 gola që nga debutimi i tij i parë në vitin 2003, ku ka thyer edhe rekord.

Përndryshe, kombëtarja portugeze fitoi të gjitha ndeshjet e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Barcelona kërkon zëvendësues për Gavin nën kushte të veçanta

Gavi mbyll sezonin, FIFA do të paguaj dëmshpërblim te Barcelona