Trajneri i Plzen flet për barazimin: Portieri dhe mbrojtja e Dritës ishin të shkëlqyer

Drita ka marrë një barazim me shumë vlera në ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen 0-0.

Vendasit krijuan më shumë nga loja, por Drita u mbrojt mirë dhe portieri Florian Smakiqi bëri një ndeshje të madhe duke bërë disa pritje fantastike.

Trajneri i Viktoria Plzen, Miroslav Koubek ka folur pas ndeshjes, duke lavdëruar portierin Florian Smakiqi dhe mbrojtjen e Dritës për barazimin e marrë nga gjilanasit.

“Është një rezultat i trishtuar, pasi kishim katër ose pesë raste të arta shënimi. E lejuam kundërshtarin të shkonte në dy raste dhe për fat nuk shënuan. Na mungoi fati, në anën tjetër kishim përball një portier të shkëlqyer që bëri shumë pritje dhe pati një ditë të mirë. Edhe mbrojtja e tyre ishte shumë e mirë, duke bllokuar shumë raste dhe duke spastruar shumë topa”, deklaroi trajneri çek.

71-vjeçarie komentoi edhe rastin kur portieri Stanek u ndëshkua vetëm me karton të verdhë në ndërhyrjen në Ardit Tahirin.

“Sigurisht që nuk isha i qetë në atë moment. Kur gjyqtari i ra bilbilit për një faull, pyesja vetën nëse Jindra ishte i fundit. Gjyqtari e vlerësoi për të verdhë dhe unë u lehtësova”.

“Shanset janë të hapura për ndeshjen e kthimit 50-50. Ne tani kemi njohuri se ky është një kundërshtar i vështirë edhe pse e dinim para ndeshjes. Të shohim”, deklaroi Miroslav Koubek. /Gazeta Olle/

Shaqiri realizon gol në fitoren e madhe të Chicagos në udhëtim te Minnesota

Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligë, këto janë përballjet në xhiron e parë