Trajneri i Norwichit me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Milot Rashica do të mbetet në Norwich City, përkundër që skuadra e tij ka rënë nga elita e futbollit anglez.

Sezoni i ri në Championship starton këtë fundjavë dhe Rashica duket i motivuar për të bërë mirë me klubin e tij.

Norwich City synon që të rikthehet përsëri në Ligën Premier pasi ka ruajtur shumicën nga lojtarët kryesorë që kishte sezonin e kaluar.

Trajneri i Norwichit, Dean Smith ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Cardiff Cityn.

Ai ka thënë se Rashica është plotësisht i përkushtuar te Norwichi dhe nuk është në plane largimi i tij.

“Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket në formë që uk e kam parë më parë”.

“Rashica është plotësisht i përkushtuar ndaj Norwichit në Championship”, ka deklaruar Dean Smith një ditë para lojës.

Tri skuadra në garë për të, Alioski mendon rikthimin në Evropë

Agim Ademi me ftesë të UEFA-së, shkon në finalen e Euro 2022 për femra