Trajneri i njohur kosovar: Challandes po i frikësohet edhe San Marinos

Trajneri i njohur kosovar, Arsim Thaqi beson se Challandes po i frikësohet edhe kombëtares së San Marinos, duke marrë parasysh formacionin zyrtar.

Kosova luan sonte ndaj San Marinos, ndërsa Challandes ka vendosur formacionin më të mirë në fushë ndaj një kombëtare modeste, shkruan GazetaBlic Sport.

Thaqi beson se Challande po i frikësohet San Marinos, ndërsa çuditet me faktin që nuk starton njëri nga portierët, Betim Halimi ose Visar Bekaj.

“Trajneri ka qenë në presion, ai nuk po rrezikon asgjë. Me faktin që e ka fut në lojë Ujkanin dhe të gjithë lojtarët e formacionit bazë, trajneri edhe San Marinos po i frikësohet. Une nuk e di kur këta portierët e Kosovës do të aktivizohen prej fillimit. Zgjedhjet janë të trajnerit, shpresojë që këta lojtarët që s’i kemi pa në formacion të luajnë në pjesën e dytë”, tha Arsim Thaqi për ‘SuperSport Kosova’.