Trajneri i Nigerisë: Po trajtohem si skllav

Trajnerit të Nigerisë, Stephen Keshit, i është ofruar një kontratë si ‘skllav’ nga Federata e Futbollit të Nigerisë.

Keshi nuk arriti ta kualifikojë Nigerinë në Kupën e Afrikës dhe kjo bëri që federata nigeriane të jetë tejet e rreptë me përzgjedhësin.

“Nga klauzolat që kam parë gjerë tani, nuk kam fjalë tjetër për ta përshkruar kontratën veçse si ‘kontratë për skllav”, u shpreh Keshi.