Trajneri i mirënjohur e mbyll karrierën, shkaku i gruas

Trajneri i mirënjohur, Dick Advocaat i ka dhënë fund karrierës së tij. Ai ka vendosur të pensionohet, dhe këtë e ka bërë sot kur është larguar nga Sunderlandi.

“Nëse nuk do të pensionohesha, do të më linte gruaja”, tha ai.

Sunderland bëri të ditur sot se Advocaat është larguar nga posti i trajnerit.

Holandezi e shpëtoi pa rënë nga Premierliga Sunderlandin.

Ai mbahet mend mirë nga shqiptarët, pasi vitin e kaluar drejtoi Serbinë, madje edhe në ndeshjen e ndërprerë me Shqipërinë. Pas këtij takimi, ai kishte lëshuar deklarata të rënda për shqiptarët. (Gazeta Olle)