Trajneri i Milanit flet për ndeshjen me Manchester United, ja kush thotë se janë skuadër favorite

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka reaguar ndaj shortit të Europa League.

Sot është hedhur shorti i Europa League në Nyon të Zvicrës, ku është bërë i ditur fati i skuadrave pjesëmarrëse.

Milan do ketë përballë skuadrën angleze, Manchester United, që njëkohësisht do jetë edhe derbi i kësaj xhiro.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, deklaroi se Manchester United janë favoritë, por se në këtë ndeshje nuk i dihet, pasi Milani do të hyjë me motivim dhe vullnet dhe këtë e ka treguar edhe historia ndërmjet tyre.

“Për ne do jetë një sfidë motivuese dhe do të na stimulojë”, tha ai.

“Një kundërshtar dhe një stadium që i njohim mirë, ata na kujtojnë momente të ndritshme të historisë tonë”, tha Stefano Pioli.

Milan do ti zhvillojë tre ndeshje para përballjes me Manchester United, ato me Romën, Udinesen dhe Veronan.