Trajneri i Marokut, Regragui: Kërkojmë podiumin, kthehemi në shtëpi me medalje

Maroku sfidon Kroacinë të shtunën për vendin e tretë në Botëror.

Trajneri Walid Regragui në konferencën për shtyp theksoi se lojtarët e tij kanë ende uri për të fituar ndeshje dhe se objektivi tashmë është të kthehen në shtëpi me medalje.

Jemi të zhgënjyer për faktin që nuk mund të luajmë në finalen e madhe, por është një vend i tretë të cilin duhet ta përvetësojmë dhe të ngjitemi në podium për ta mbyllur në mënyrën e duhur turneun. E dimë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por na duhet vendi i tretë edhe për të përmirësuar renditjen tonë në klasifikimin e FIFA-s.

Lojtarët kanë ende uri dhe do të ishte bukur nëse kthehemi në shtëpi me medalje. Duke fituar ndaj Kroacisë, do të bëjmë që skuadrat afrikane të ëndërrojnë edhe më shumë. Kemi një organikë të mirë dhe kam besim total te futbollistët e mi, kushdo që të aktivizohet do të japë maksimumin në fushë”, u shpreh Regragui.

City mbretëresha e përfitimeve nga FIFA, ja sa milionë dollarë do të përfitojë për 16 lojtarë në Katar

Franca në alarm, 14 mijë oficerë policie në gatishmëri për finalen e së dielës