Trajneri i Maqedonisë mesazh interesant për lojtarët shqiptarë

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë, ka shumë besim te lojtarët shqiptarë që ka në skuadër.

Ai beson se këta lojtarë do ta japin më të mirën nga vetja për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Është e vërtetë që lojtarë si Hasani apo Ibraimi do të luajnë përballë vendit të tyre të origjinës por mua nuk më tremb ky fakt. Ata janë profesionistë dhe do ta lënë mënjanë anën emocionale duke dhënë maksimumin në fushë”, ka deklaruar ai.

“ Unë u besoj futbollistëve shqiptarë që kam në skuadër më shumë se syve të mi. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë. Nuk do të jetë e lehtë por do të provojmë të bëjmë më të mirën”, shtoi Angelovski.