Trajneri i Lyon e “çon në qiell” Shaqirin: Ka cilësi të jashtëzakonshme

Skuadra e Lyonit ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3:1. Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e barazimit.

Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 7.9 për paraqitjen e tij në takimin e mbrëmshëm.

Ai luajti për 89 minuta ndaj Troyesit dhe kontribuoi me golin e barazimit, i cili ishte i pari për të me fanellën e Lyonit.

Trajneri i Lyon, Peter Bosz kishte fjalë të mrekullueshme për Xherdan Shaqirin.

Football - Premier but de Shaqiri avec Lyon - Le Matin

“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme në veçanti me këmbën e tij të majtë”.

“Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, tha Bosz pas ndeshjes.

Jetmir Topalli zbulon arsyen pse nuk po luan te skuadra e Istanbulsporit

Napoli synon fitoren e radhës ndaj Sampdorias, Rrahmani shihet si titullar nga mediat italiane