Trajneri i Lokomotivës: Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në Kroaci (FOTO)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin kroat në fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, përcjellë Gazetaolle.com.

Trajneri i kësaj skuadre Mario Tokiç, vlerëson se Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në Kroaci në një deklaratë të dhënë për ‘sportnews.hr’ ku e ka analizuar skuadrën e tij.

Ish-mbrojtësi i disa skuadra kosovare, në këtë edicion ka regjistruar 18-të paraqitje në kampionat ku ka shënuar edhe dy gola.

23-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Albert Bunjaku për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, Kosovë – Kroaci.

Rrahmani është në pronësi të gjigantit Dinamo Zagreb, por që është huazuar te Lokomotiva. /Gazetaolle.com

to