Trajneri i Lirisë, Hasi: Po na mungon fati

Kryetrajneri i Lirisë, Gëzim Hasi tha se ekipi i tij kanë humbur shumë raste në këtë përballje dhe se fati i ka kthyer shpinën.

Ai tutje përgëzon edhe Vëllaznimin për fitore, e cila ishte minimale (1-0).

“Humbëm shumë raste dhe kjo na dhemb shumë, por unë i uroj fitoren Vëllaznimit. Katër/pesë herë intervenimi i mjekëve na ndërpreu atë hovin që e kemi pasur dhe Vëllaznimi me pas e mbajti avantzhin dhe e shfrytëzuan më së miri”.

“Liria ka aftësi dhe mundësi me të mëdha, fati na ka kthyer shpinën dhe ne duhet të punojmë për të arritur atë”, tha Hasi.

Liria ka vetëm 2 pikë pas katër ndeshjesh.

Begolli pas fitores ndaj Lirisë: Kemi marrë një fitore të madhe

Arbnor Morina mban seancën e parë stërvitore me Ferizajn