Trajneri i Legias me fjalë të mëdha për Ernest Muçin

Ernest Muçi u bë protagonsit sërisht me Legian mbrëmjen e djeshme, por kësaj here në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë si zëvendësues teksa i mjaftuan 7 minuta lojë të realizonte një perlë dhe të siguronte një barazim të rëndësishëm për polakët në sfidën ndaj Dinamo Zagrebit. Pas ndeshjes, trajneri i Legias, Çezlav Mishnieuiz thuri elozhe të shumta për sulmuesin e Kombëtares duke folur dhe për ambientimin e shpejtë të sulmuesit në skuadër.

”Hyrja e Ernest Muçit dhe Tomas Pekhart ishte vendimtare. Ernest goditi në mënyrë fantastike nga vendi i tij i preferuar.

Një barazim nuk siguron asgjë, por është një favor i mirë para ndeshjes së kthimit.

Ernest Muçi po piqet. Ai është një konkurrent futbollist i ndryshëm nga ajo që ishte në dimër. Është sforcuar shumë, më parë kishte luajtur vetëm futboll për të rinjtë. Ai po zhvillohet mirë, është i durueshëm dhe punëtor. Fakti që ne luajmë në kupa dhe në ligë është i dobishëm për të, sepse ai do të marrë shanset e tij. Formacioni 3-5-2 është formacioni i tij, ai ndihet i vendosur pas sulmuesit . Kështu luajti sot dhe ishte shumë i rrezikshëm’’, tha trajneri i Legias.

st Muçi u bë protagonsit sërisht me Legian mbrëmjen e djeshme, por kësaj here në Ligën e Kampionëve.

Sefaja: Kampionat i rëndësishëm për ne, do të japim maksimumin

Ekskluzive: Llapi mund të mbetet pa tre yjet e skuadrës, ata ende nuk kanë vazhduar kontratat