Trajneri i largon 7 lojtarë, mes tyre edhe Beg Feratin

Trajneri i Sionit, Didier Thaulot, ka larguar nga skuadra shtatë lojtarë, mes tyre edhe mbrojtësin kosovar, Beg Ferati.

Tholot e ka bërë këtë vetëm një javë para se të fillojë edicioni i ardhshëm i Superligë së Zvicrës.

Beg Ferati, që vite me parë luante edhe për Baselin, ka edhe dy vjet kontratë me Sionin, por që ai nuk do të jetë më në planet e trajnerit.

Sipas gazetës ‘Blick’ ende nuk dihen arsyet e largimit të lojtarëve nga trajneri.

Ferati vitin e kaluar kishte marrë ftesën për Përfaqësuesen A të Kosovës, por që shkaku i lëndimit nuk kishte ardhur. (Gazeta Olle)