Trajneri i Kozhuvit: Prishtina ishte fenomenale

Trajneri i Kozhuvit, Milos Pejiq ka komentuar eliminimin nga Prishtina në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

“Së pari dua të uroj Prishtinën për arritjen në finale. Ky është sporti. Këtë sezon i kemi mundur tri herë dhe luajtëm keq vetëm në një ndeshje, kurse në fund ata janë në finale”, tha Pejiq për sajtin zyrtar të Ballkan Ligës, raporton GazetaOlle.com.

“Dallimi ishte shumë i madh. Ne u munduam të arrijmë në finale, po ata luajtën mirë dhe nuk na lejuan të ikim me pikë në pjesën e parë. Arritja në gjysmëfinale është sukses. Prishtina ishte fenomenale, prandaj janë edhe në finale”, shtoi ai. (Gazeta Olle)