Trajneri i Konyasporit me fjalë të mëdha për Cikalleshin: Ai jep gjithçka për skuadrën

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendje javët e fundit me formën e mirë që po kalon në kampionatin turk me skuadrën e Konyasporit.

Ai ka realizuar deri tani 4 gola por më e veçanta është se të gjithë golat i ka shënuar me kokë.

Golit e fundit e realizoi në kampionat kundër Basaksehir me një goditje të bukur me kokë ku rrezikoj dhe të dëmtohej duke shmangur goditjen e shtyllës se dytë me trup. Për formën e mirë të sulmuesit të Shqipërisë ka folur dhe trajneri i Konyasporit, İlhan Palut, i cili i ka thurur elozhe duke e cilësuar atë si të aftë të ndihmojë dhe në fazën mbrojtëse: “Preferencat e një trajneri mund të ndryshojnë”.

Cikalleshi: S'më ka pushuar telefoni, golat vijnë për një arsye! Kritikat?  Flet fusha - Egnatia News

“Sigurisht golat për një sulmues janë të rëndësishëm, por është edhe mënyra se si mbrojmë si ekip. Është shumë e rëndësishme që ai jep gjithçka për skuadrën”.

“Është bërë një futbollist për skuadrën dhe ne kemi përfituar shumë prej tij. Tani ai ka ardhur në pikën kur duhet të jetë në formacion”, u shpreh trajneri.