Trajneri i kombëtares pret rezultate pozitive, ka disa fjalë edhe për Anglinë

Kombëtarja shqiptare në pak ditë do të nisë grumbullimin në prag të tre sfidave të rëndësishme në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë përballen me Poloninë në transfertën e 2 shtatorit e më pas presim Hungarinë dhe San Marinon.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, shpreson që përfaqësuesja shqiptare të nisë një seri rezultatesh pozitive dhe të konfirmojë progresin e arritur në edicionin e fundit të Nations League.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze “Gazzetta dello Sport”, tekniku i njohur ka komentuar zhvillimet në Serinë B italiane si edhe ka folur për objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore dhe thekson se pret një seri rezultatesh pozitive nga skuadra.

Edi Reja e injoron, zbuloni legjionarin shqiptar me vlerësimin më të lartë  | FUTBOLLI.INFO

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi”, ka thënë ai.

Tutje, Reja tregon se janë duke punuar në disa drejtime njëkohësisht. Ai zbulon se kanë organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë. “Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’ ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos”, tha trajneri i kombëtares shqiptare.

Sa i përket ndeshjeve të shtatorit ai pret që të marrin disa rezultate pozitive dhe për ndeshjen e kthimit ndaj Anglisë të jenë në një seri fitoresh e rezultatesh pozitive.

Zyrtare: Martin Odegaard, lojtar i ri i Arsenalit

Ndeshjet në Superligën e Kosovës do të kenë nga tani e tutje nga nëntë zyrtarë