Trajneri i Irlandës së Veriut: Lojtarët e Kosovës janë duke luajtur në nivelin më të lartë në ligat evropiane dhe si komb ata po ngrihen lart në renditje

Përzgjedhës i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough ka thënë se skuadra e tij duhet t’i lë pas rezultatet e qershorit dhe të fokusohen në arritjen e fitores së parë në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës

Kosova do të përballen me Irlandën e Veriut në Belfast nesër në mbrëmje nga ora 18:00 në stadium ‘Windsor Park’, i cili do të jetë i mbushur.

Baraclough ka thënë se tifozët janë të rëndësishëm pasi e ndihmojnë skuadrën e tij dhe i vë në presion kundërshtarët.

“Është e rëndësishme që ne të fillojmë mirë dhe është e rëndësishme që t’i  ngremë tifozët nga vendet e tyre në këmbë dhe jam i sigurt se ata do të na ndihmojnë në shtëpi drejt një fitoreje”.

“Nuk kishte asgjë që ne nuk dinim për Kosovën dhe që na befasoi. Të gjithë lojtarët e tyre janë duke luajtur në nivelin më të lartë në ligat evropiane dhe si komb ata po ngrihen lart në renditje”.

“Ne mendojmë se mund të marrim rezultatin që duam kundër tyre dhe mendoj se kemi një skuadër shumë më e fortë dhe më me përvojë në këtë lojë. Këtë duhet ta tregojmë. Ne duhet të tregojmë përvojën tonë dhe të ndalim kërcënimin sulmues që ata kanë, por duhet të impresionojmë edhe me lojën tonë”, ka thënë përzgjedhësi Baraclough.

Baraclough e ka përdorur konkurrencën për të nxjerrë në pah talentet e reja, por thotë se fitorja e parë është në mendimet e tij.

“Fitorja e parë e Ligës së Kombeve është e rëndësishme për të gjithë. Ne e dimë se çfarë do të thotë Liga e Kombeve për ne në vitet e fundit, por, sigurisht, fitimi i ndeshjeve është e rëndësishme”.

“Qershori nuk ishte një muaj i mirë për ne. Ne duhet ta vendosim këtë në mendjen tonë tani dhe të presim me padurim ndeshjen e nesërme”, nënvizoi ai.

Celina: Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar

Dardanët kryejnë stërvitjen në Belfast, Amir Rrahmani mungon kundër Irlandës së Veriut