Trajneri i Haxhi Krasniqit ka një mesazh për shqiptarët

Dirk Dzemski, trajneri i boksierit nga Kosova, Haxhi Krasniqi në një kolumne të tij për gazetën gjermane, TZ ka shprehur bindje të fortë se boksieri i tij do të fitojë titullin e botës. “Krasniqi) është 27-vjeçar dhe karriera e tij e boksierit profesionist nuk ka përfunduar ende”, ka shkruar ai, raporton sporti1.

“Ai mund të punojë edhe më shumë dhe jam i bindur se brenda dy vitesh do ta shohim me titullin e botës në peshën gjysmë të rëndë. “Për mua, vendimi i duelit ra në rundin e dytë, kur Robini ishte në rrugë të mirë, por pastaj ishte në kundërsulm. Dueli aty mori drejtimin e gabuar për ne. Brahmer imponoi stilin e tij individual të lojës me seri dhe demonstroi klasin”, shkroi Dzemski.