Trajneri i Greqisë flet për Kosovën: Të dyja skuadrat duan fitoren, do të vendosin detajet

Përzgjedhësi i Greqisë, John van’t Schip, ka harruar fitoren që kishte ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” para më shumë se një viti, duke thënë se ky takim ndryshon nga ai. 

Sipas tij, skuadra greke duhet të bëjë më të mirën në fushë që të marr maksimumin.

“Ka qenë dy ndeshje tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tilla. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosovën dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”.

Greqia vuan mungesën e Christos Tsolis i cili luan te Norwich City, ku Schip e cilësoi si mungesë të madhe.

“Është një mungesë e madhe, por ne kemi një skuadër të madhe dhe mund ta zëvendësojmë çdo lojtarë”, ka thënë Schip.

Sipas timonierit të Greqisë, ndeshje do të tentohet të fitohet nga të dyja palët, kështu që detaje do ta vendosin rezultatin.

“Ne kemi luajtur dy ndeshje me Kosovën dhe ata  janë shumë të fortë. Kanë lojtarë të shpejt dhe mendoj se është një skuadër që po zhvillohet, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fitojmë”.

“Ata dëshirojnë të fitojmë, ne dëshirojnë të fitojnë. Është një lojë që secili e kërkon rezultatin e vet. Mendoj se ndeshjen do ta vendosin detajet”, ka përfunduar tekniku holandez.

Greqia mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën

Challandes flet para përballjes me Greqinë: Jam i kënaqur me futbollistët, Rashica mund të mbetet në bankë