Drita dhe Feyenoordi do të takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Demokracia.com.
Slot ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, derisa ka thënë se ata janë të vetëdijshëm se çfarë i pret.
“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standard dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi Slot ndër të tjera.