Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot: Ndeshje e vështirë, kemi probleme si skuadër

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, nuk mori rezultatin që deshi në ndeshjen e tij debutuese ndaj Dritës.

Barazimin pa gola dhe ndeshjen ai e cilësoi shumë të vështirë.

“Ishte shumë e vështirë. Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese dhe shumë pak”.

“Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme në këtë moment. Ka pak krijimtari në ekip”.

Ai beson që disa lojtarë do të kthehen nga dëmtimet që të jenë gati për ndeshjen kthyese, sidomos ylli iranian Alireza Jahanbakhsh.

“Është e mundur që Alireza të kthehet. Mund të luajë një pjesë. Kjo mund të ndihmojë, sepse ai ka cilësi që i lejon të krijojë diçka në hapësira ​​të vogla”, deklaroi Slot

Ardian Nuhiu: Jam i kënaqur me rezultatin, përgëzoj lojtarët për paraqitjen

Muharrem Jashari nuk dorëzohet: Besoj se mund ta eliminojmë Feyenoordin, do të shkojmë për fitore