Kampioni hungarez fitoi 3:1 të martën në “Fadil Vokrri”, falë tregolëshit të Myrto Uzunit.
Ferencvarosi ndeshjen e parë e kishte fituar 3:0.
“Jam i lumtur për fitoren, nuk kemi pasur kohë të lehtë. Si kam pritur, kundërshtari ka rrezikuar shumë, ka krijuar shumë raste”.
“Me kalimin e kohës ne gradualisht morëm kontrollin, kontrolluam lojë, dhe kishim rastet”.
“Ishim pak të befasuar në fillim me sulmet e kundërshtarit. Ne është dashur të veprojmë me topa të gjatë, pasime të thella”.
“Me pasime të shkurtra vetëm kemi krijuar raste për rivalët. Nuk mendoj se diferenca 6:1 është reale, pasi Prishtina po ashtu ka pasur rastet e veta. Për këtë rezultati në fund jo domosdoshmërish jep pamje objektive të duelit. Në të njëjtën kohë ne ishim më të mirë. Në raundin tjetër duhet ta marrim kundërshtarin më seriozisht”, ka theksuar Stoeger.