Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, në konferencën për media para ndeshjes së nesërme (e shtunë) ndaj Aston Villas, ka folur për gjendjen shëndetësore të sulmuesit shqiptar Armando Broja.
Broja u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar tek Evertoni në formë huazimi nga Chelsea, teksa ata mbajnë edhe klauzolën e blerjes për 30 milionë euro.
Megjithatë, debutimi i tij me fanellën e ekipit të ri do të shtyhet edhe për disa javë pasi Dyche ka bërë me dije se Broja nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe se i duhet ende kohë.
“Broja do të ketë nevojë edhe për pak kohë. Mendoj se të gjithë janë në dijeni të kësaj situate. Ai ka pësuar një lëndim dhe kjo do t’i marrë atij pak kohë”, ka thënë Dyche.
“Armando is going to be a bit of time – I think everyone’s aware of that situation. Orel has come in today bright and breezy and we’ll assess him.”
Sean Dyche on when we could see new recruits Broja and Mangala. pic.twitter.com/BosK1k1vU4
— Everton (@Everton) September 12, 2024
Si pasojë e këtij lëndimi, Brojës iu pamundësua që të luajë për Shqipërinë në dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, aty ku kuqezinjtë u përballën me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Kujtojmë se para se të transferohej tek Evertoni, ylli shqiptar kishte tërhequr interesim mjaft të madh nga Ipswich Town megjithëse transferimi i tij atje dështoi për shkak të këtij lëndimi.