Trajneri i Dritës “kërcënon” Prishtinën

Drita – Prishtina është përballja e nesërme që luhet në Gjilan, në kuadër të javës 21 të Raiffeisen Superligës.

Derisa trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, tha se do të udhëtojnë vetëm për fitore në Gjilan, sepse pozita në të cilën ndodhen (vendi i dytë), nuk iu lejon rezultat tjetër, homologu i tij te Drita, Sadat Pajaziti, thekson se do t’ia ndërprejnë serinë e mirë kryeqytetasve.

“Është takim shumë me rëndësi për neve, e kemi një kundërshtar shumë të përgatitur dhe të motivuar për të vazhduar me rezultate pozitive. Por, unë shpresoj fortë që ne do ia nderprejmë këtë seri”, tha ai për GazetaOlle.com.

I pyetur se a do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, Pajaziti shtoi: “A jam i kënaqur me barazimin do ta them pas takimit, sepse ne do të luajmë vetëm për fitore”.

Mungesa e vetme e tij është Blendim Gashi, të cilin me gjasë do ta zëvendësojë Faton Zejnullahu. (Gazeta Olle)