Trajneri i Clermont, Gastien me fjalë të mëdha për Elbasan Rashanin

Trajneri i Clermont, Pascal Gastien e ka përgëzuar sulmuesin e Kosovës, Elbasan Rashanin për paraqitjen e mirë ndaj Lyonit.

Rashani shënoi dy gola ndaj Lyonit të dielën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligue 1, për t’ia siguruar barazimin 3-3 skuadrës së tij në udhëtim

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, ndërsa golat i shënoi në minutat 80’ dhe 91.

“Në pjesën e dytë, në ishim shumë më të mirë në lojë. Elbasani është një lojtar i mirë. Ai kuptoi gjithçka në lojën tonë dhe është integruar shumë mirë në ekip”.

“Ai bëri shumë gjëra të mira ndaj Lyonit dhe më vjen mirë”, ka thënë Gastien.

Çekiçi dhe Cikalleshi shënojnë, Bytyqi asiston – Konyaspori fiton ndaj Basaksehirin

E KRYER, Liverpooli dhe Lyoni merren vesh për Xherdan Shaqirin