Trajneri i Barcelonës flet me superlativa për Prishtinën, na duhet koncentrim

Prishtina do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit këtë javë.

Skuadra kryeqytetase e futsallit përballet me Barcelonën në “Palau Blaugrana” në duelin e raundit të 32 më të mirave.

Para kësaj ndeshje disa fjalë ka thënë edhe trajneri, Andreu Plaza.

“Këtë vit gara do të jetë më aktraktive, por është mëkat që tifozët tanë nuk mund të na mbështesin pasi ne nuk kemi pasur mundësi të luajmë aq shumë herë në “Palau”. Nuk dimë shumë për kundërshtarët, andaj duhet ta luajmë ndeshjen duke menduar për veten dhe gjërat të shkojnë mirë, nuk duhet t’i lejojmë befasitë dhe duhet të kemi koncentrim”

“Liga e Kampionëve është speciale dhe interesante, shumë e vështirë do jetë ta përsëritim sezonin e kaluar, por do mundohemi ta nisim nga Prishtina”- përfundoi trajneri katalanas.

Ndeshja luhet të premten dhe transmetohet në KlanKosova & ArtSport1./GazetaOlle/