Trajneri i Armenisë befason me deklaratën pas ndeshjes

Trajneri i Armenisë është shumë i dëshpëruar me humbjen që ka pësuar dhe ka thënë se skuadra e tij ka luajtur mirë.

Megjithatë sipas tij ndeshja ishte e vështirë dhe skuadra nuk arriti ta përballonte trysninë dhe atë që Shqipëria krijoi.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë. Pastaj Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë.

Ne mbetëm me 10 lojtarë ndërsa ata kishin 12. Tifozët ishin vërtetë të zjarrtë dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshmë në atë stadium. Na mundi një ekip mjaft i mirë”, ka thënë trajneri i Armenisë.