Trajneri gjerman ‘injoron’ Krasniqin

Trajneri i boksierit gjerman, Juergen Braehmer, vlerëson se Haxhi Krasniqi nuk ka teknikën dhe përvojën për të fituar përballjen më 21 mars në Rostock.

Krasniqi do të luftojë për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA kundër gjermanit Brahmer, që mban këtë titull.

“Do të jetë një përballje dukshëm më e fortë se ajo e kaluara për Brahmerin. Krasniqi nuk është rastësisht sfiduesi numër një në versionin WBA dhe me këtë edhe ka merituar të drejtën për të luftuar kundër kampionit”, ka thënë trajneri Karsten Roewer, transmeton koha.net. Braehmer 36-vjeçar në boksin profesionist ka 45 fitore (33 KO) e dy humbje.

Krasniqi 27-vjeçar ka 43 fitore (16 KO) e tri humbje.