Trajneri Fetah Veliu godet Gjilanin: Futbollistët e tyre janë në moshë të njëjtë me Ismet Munishin

Ka përfunduar edhe xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa një nga ndeshjet më të përfolura është luajtur në Gjilan aty ku “kuqebardhët” pësuan humbje nga Llapit me rezultatin 2-0.

Analisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Fetah Veliu, ka qene i ftuar ne emisionin sportiv “Kampionet” ne Kanal10.

Veliu e ka goditur klubin e SC Gjilanit duke thënë se lojtarë që janë pjesë e ekipit janë në moshën e Ismet Munishit.

Fetah Veliu i komenton zhvillimet e fundit në futbollin kosovar: Frikë nga  pandemia apo nga jo profesionalizmi? - Lajmet e fundit - Zëri

“Unë mund të them se futbollistët e Gjilanit janë në moshë të njëjtë me të kryetrajnerit, Ismet Munishit”.

“Gjilani ka marrë futbollistë nga Shqipëria që nuk kanë pasur angazhim”, ka thënë Veliu në emision.