Trajneri Elshani pas humbjes nga Gjilani: Kartoni i kuq dhe lëndimet ndikuan te skuadra

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani në intervistën e dhënë pas ndeshjes ka përgëzuar skuadrën e Gjilanit për fitoren e arritur, por shtoi se skuadra e tij ka pasur një paraqitje të mirë.

Feronikeli edhe ndeshjen e dytë e ka humbur, derisa është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 nga Gjilani, me golin e shënuar nga Gerard Progni.

“Në fillim e përgëzoj skuadrën e Gjilanit për fitoren e arritur. Ne këtë ndeshje ne jemi munduar të krijojmë raste, por që lëndimet dhe karton i kuq ndikoi negativisht të ne”.

“Unë besoj se do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë dhe pres nga kryesia e klubit që t’i sjell të paktën edhe 2/3 lojtarë”, tha Elshani.

Sokol Kiqina përsoi dëmtim në këtë ndeshje, ndërsa  Bujar Pllana u ndëshkua me karton të kuq. /Gazeta Olle/

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen, ka disa fjalë edhe për super golin e Ermal Krasniqit

Rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Parë, Grupi A dhe B – këto skuadrat morën fitore e para