Trajneri e dërgon në ‘qiellin e shtatë’ Xhakën

 

Trajneri i Borussia Monchengladbach, Lucien Favre, e ka lavdëruar goxha shumë lojtarin e tij, Granit Xhaka, para ndeshjes së sotme me Sevillan në Ligën e Evropës.

Favre ka thënë se Xhaka, edhe pse në moshë të re është pjesë e pandashme e 11-shes ës parë.

“Ai ka vetëm 22 vjet dhe ka shumë ndikim në skuadër”, thekson Favre, shkruan marler-zeitunr.de.

“Është simbol i zhvillimit, simboli i stabilitetit tonë. Ai është bërë një personalitet, i cili, përveç se është 22-vjeçar, dëshiron të marrë barrën e përgjegjësisë mbi vete dhe të tregohet në fushë”, shtoi Favre.

Xhaka po shkëlqen këtë sezon, kurse të shtunën realizoi golin e fitores ndaj Kolnit (1:0), në minutat shtesë. “Vetëm më pëlqen të mos humbi”, kishte thënë lojtari nga Prishtina, duke shtuar: “Kur erdha në Gladbach, dëshiroia të tregoja gjithçka që mundem”. (Gazeta Olle)