Trajneri boshnjak largohet pa paralajmërim nga Prishtina

Largimi pa paralajmërim i trajnerit boshnjak, Abdulah Ibrakovic, nga drejtimi i skuadrës ka bërë që të konfirmohet situata e rëndë në të cilën po kalon ish-kampioni i Kosovës, Prishtina.

Prishtina është duke përjetuar njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit, pasi për herë të parë ka dështuar të sigurojë një vend që i dërgon në garat evropiane që nga pranimi në UEFA.

I gjithë ky sezon i dështuar ka ardhur pas problemeve të mëdha financiare në të cilat po kalon klubi kryeqytetas dhe tashmë ky fakt është i ditur.

Megjithatë, gjenda shumë e rëndë të cilën po e kalon Prishtina është konfirmuar vetëm në fillim të kësaj jave.

Largimi pa paralajmërim i trajnerit boshnjak, Ibrakovic, ka treguar dhe vërtetuar gjithçka sa i përket problemeve financiare të Prishtinës, shkruan Telegrafi.

Ibrakovic është larguar pa paralajmërim nga Prishtina

Ibrakovic erdhi në drejtimin e skuadrës si pasues i Zekirja Ramadanit të shkarkuar në muajin nëntor, teksa nënshkroi kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2022/23.

Por, edhe përkundër se me kontratë edhe për më shumë se një vit, trajneri boshnjak është larguar pa ndonjë marrëveshje për shkëputjen e kontratës.

Sipas burimeve të Telegrafit, largimi i Ibrakovic ka ardhur shkaku i gjendjes së rënduar financiare të klubit, për borxhet ndaj tij dhe lojtarëve.

Ndryshe, Ibrakovic ka drejtuar Prishtinën në 19 ndeshje në të gjitha garat nga emërimi i tij dhe ka regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe ka pësuar shtatë humbje.

Borxhet e mëdha ndaj tij dhe lojtarëve kanë bërë që Ibrakovic të largohet

Në Superligën e Kosovës, boshnjaku drejtori kryeqytetasit në 16 ndeshje, duke mbledhur vetëm 22 pikë nga 48 të mundshmet.

Dy xhirot e fundit dhe vendimtare për Prishtinën, në garë për mbijetesë, ish-kampioni i Kosovës pritet të drejtohet nga ndihmësi Debatik Curri. /Telegrafi/

Befason gazetari më i afërt me klubin e Barcelonës, Frankie De Jong në Manchester do të finalizohet gjatë muajit maj

Figura të njohura sportive dhe politike bëjnë homazhe pranë trupit të pajetë të legjendës së boksit, Xhevdet Pecit