Trajneri Begolli kryen transferimin e parë, futbollisti i njohur pranë zyrtarizimit te Vëllaznimi

KF Vëllaznimi ka zyrtarizuar marreveshjen me trajnerin Granit Begolli.

 

Në klub priten projekte të mëdha, me skuadrën nga Gjakova që synon organizim sa më mirë për zonin 2021/22.

Priten disa transferime të mëdha tek Vëllaznimi, duke përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj të futbollit kosovar.

GazetaBlic Sport nëpërmjet burimeve të saj mëson se Viktor Kuka do të jetë pjesë e kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm.

Kuka ka shkëlqyer me fanellën e Malishevës në edicionin e kaluar, atje ku ndikoi në inkuadrimin në Superligë të kësaj skuadre.

Shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtarizimi i tij.

Ndodh fuzionimi mes klubeve, Vushtrria rikthehet në Ligën e Parë

Bersant Celina me probleme në zemër, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave