Trajneri Armend Simnica largohet nga 2 Korriku, kalon te Prishtina

Armend Simnica nuk është më trajner i 2 Korrikut. Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytas.

“Njoftojmë dashamirët e futbollit të KF 2 Korrikut në Kosovë dhe me gjerë, se nga sot trajneri i ekipës se parë i seniorve Armend Simnica nuk është më pjesë e KF 2 Korrikut”, shkruan në njoftimin e 2 Korrikut, raporton Gazeta Olle.

simnica

“Klubi është në bisedime me trajnerin e shkolles së futbollit Besim Ademi, i cili shumë vite ishte trajner i grupmoshave të reja të 2 Korrikut dhe ish lojtar i saj. Nese nuk arrihet marrëveshja për trajner brenda klubit, atëherë do të kërkohet jasht klubit. Pasi KF 2 Korriku në këtë sezon pretendon superligën, do të fillon edhe perforcimet me lojtar cilesor, ku është në bisedime me disa futbollistë”, thuhet tutje në njoftim.

Gazeta Olle mëson se arsyeja e largimit të Simnicës ishte FC Prishtina, ku është emëruar ndihmës trajner i Arsim Thaqit.

arsim thaqi thaci