Trajnerët milioner, ja lista

Nëse Lionel Messi rezulton futbollisti më të ardhura më të larta vjetore, këtë garë përsa u përket trajnerëve e fiton Jose Mourinho. Portugezi kryeson listën 20 trajnerëve më të paguar në botë, të publikuar nga France Football me 18 milionë euro në vit. Edhe në këtë rast, 51-vjecari e meriton të quhet “The Special One”, pasi askush nuk mund ta konkurrojë përsa u përket të ardhurave vjetore. Pas Jose Mourinhos, me 2.5 milionë euro më pak, renditet trajneri i Realit të Madridit Carlo Ancelotti.

Në fakt italiani është thuasje në të njëjtën kuotë me Pep Guardiolën, i cili zbret në vendin e tretë për vetëm 300 mijë euro më pak. Spanjolli përfiton si trajner i Bayernit 15.2 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Arsen Wenger dhe Luis Van Gaal me 11.3 dhe 10 milionë euro në vit. Shkolla italiane e trajningut dominon në 20-shen e parë më 7 trajnerë, pasi edhe Fabio Capello dhe Antonio Conte që nuk drejtojnë klube, por përfaqësueset e Rusisë dhe Italisë kanë paga të larta, më konkretisht 9 dhe 5.3 milionë euro në vit.

 

  1. Jose Mourinho (Chelsea): €18 million
  2. Carlo Ancelotti (Real Madrid): €15.5 million
  3. Pep Guardiola (Bayern Munich): €15.2 million
  4. Arsene Wenger (Arsenal): €11.3 million
  5. Louis Van Gaal (Manchester United): €10 million
  6. Fabio Capello (Russia): €9 million
  7. Andre Villas-Boas (Zenit Saint-Petersburg): €8.5 million
  8. Sven-Goran Eriksson (Shanghai SIPG): €8 million
  9. Jurgen Klopp (Borussia Dortmund): €7.2 million
  10. Laurent Blanc (PSG) and David Moyes (Sociedad): €7 million
  11. Rafael Benitez (Napoli): €6.9 million
  12. Walter Mazzarri (ex-Inter Milan): €6.8 million
  13. Roberto Di Matteo (Schalke 04): €6 million
  14. Luciano Spalletti (ex-Zenit) and Luis Enrique (Barcelona): €5.5 million
  15. Antonio Conte (Italy): €5.3 million
  16. Manuel Pellegrini (Manchester City): €5.2 million
  17. Brendan Rodgers (Liverpool): €4.9 million
  18. Roberto Mancini (Inter Milan): €4.8 million