Trajnerët e Kosovës në basketboll marrin trajnime në Turqi

Katër trajnerë nga Kosova kanë qenë në Turqi, të cilët ishin pjesë e një trajnimi për avancimin e gjeneratave të reja në basketboll program që mbështetet nga FIBA YDF(Youth Development Fund).

Trajnerë pjesëmarrës nga Kosova ishin Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.

“Kjo është mundësuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Ata ishin mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë, ku përveç trajnimeve kanë përcjellur stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce, Anadolu Efes dhe Darusafakas”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo ishte një përvojë e mirëseardhur për trajnerët e Kosovës, të cilët do të punojnë me gjenerata të reja, transmeton Klankosova.tv.

“Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave”.

Në këtë projekt janë të përfshirë djem e vajza të moshës 13 vjeç (të lindur më 2007 dhe 2008) dhe trajnerë të rinj e të talentuar.

Albin Tahiri kualifikohet në katër disiplina të skijimit

Zyrtare: Prishtinës i largohet njeri nga futbollistët kryesor