Carlo Ancelotti është bërë shpejt me skuadër të re.
Pas largimit nga Napoli, tashmë tekniku italian është prezantuar në Premierligë, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra e re që do ta drejtoi Ancelotti do të jetë Evertoni.
Ky ekip, tashmë ka prezantuar italianin edhe zyrtarisht në faqen e tyre zyrtare.
Ancelotti është deklaruar i lumtur me marrëveshjen e arritur me Everton.
“Jam i ngazëllyer për të ndarë lajmin që i jam bashkuar Evertonit dhe jam i lumtur që rikthehem në Premierligë dhe do të jem pjesë e këtij klubi historik. Faleminderit për besimin në mua”, ka deklaruar Ancelotti.
Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, PSG, Chelsea dhe së fundi Napolit, ka nënshkruar me Everton për katër vite e gjysmë.