Tragjike: Trajneri i futbollit humb jetën pasi goditet nga rrufeja

Futbolli bullgar është në zi.

Ivan Ranchev, trajneri 41-vjeçar, vdiq në vend pasi u godit nga një rrufe kur një stuhi e fortë filloi menjëherë pas startit të lojës mes ekipeve të Lessichovo dhe Chernogorova, përcjell GazetaBlic Sport.

Agjencia shtetërore e lajmeve BTA njoftoi se incidenti vdekjeprurës ndodhi të dielën gjatë një loje miqësore mes ekipeve të Lessichovo dhe Chernogorova – dy fshatra në Bullgarinë qendrore.

Një ambulancë u dërgua menjëherë në vendin e ngjarje, por mjekët e gjetën pa shenja jete dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Vazhdon rrëfimi i ish-gruas së Mahrez: U konvertova në islam për shkak të tij, kurse ai mori vendimin e papritur

Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e hendbollit, kjo është arsyeja