Kabardina vetëm 23 vjeç ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër teksa po shikonte televizor në shtëpinë e tij.
Mamaja e tij, e cila punon si infermiere u përpoq t’i japë ndihmën e parë, por pa suksese, shkruan Panoramasport.
Ioanis Kabardina ishte anëtar i shoqatës së gjyqtarëve të futbollit në Greqi dhe lajmi ka prekur të gjithë sportdashësit në vendin fqinj.
Për këtë reagoi dhe vetë shoqata e cila shkroi: “Gjyqtarët e Serresit janë të bashkuar, përmes Kryetarit të Z. Amygdali Georgiou, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të S.D.P.S. dhe Komiteti i Arbitrazhit, shprehin dhimbjen e tyre të thellë për familjen dhe të afërmit e Ioanis, por edhe mbështetjen e plotë ndaj tyre”.