“Tradita do të vazhdojë, Prishtina në Pejë nuk do të fitojë”

Ndeshja e parë e serisë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, u ka takuar prishtinasve  të cilët shënuan fitore me rezultat 92:73.

Në një prononcim për GazetaOlle.com, Veseli tha se nuk u shkoi asgjë për dore në këtë takim.

“Ishte një natë jo e mirë për ne dhe asgjë nuk funksionoi. Përjashtimi im nga loja me 5 personale, ishte shumë i hershëm dhe natyrisht që kjo ndikoi shumë në lojën tonë”, theksoi Veseli.

Ndryshe, Albani beson se në ndeshjen e ardhshme do të arrijnë të dalin fitues nga ky duel.

“Ishte vetëm loja e parë dhe në ndeshjen e radhës në Pejë, besoj që do të jetë një pasqyrë tjetër, këtë e them sepse Prishtina, këtë vit asnjëherë në Pejë, nuk është ndarë me rezultat pozitiv dhe mendoj se kjo do të vazhdoj edhe në finale”.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet të enjten në palestrën ‘Karagaçi’ me fillim nga ora 19:30.