Tovërlani zbulon ndeshjen më të mirë dhe atë më të keqe si trajner

Trajneri nga Prishtina, Afrim Tovërlani, e ka dhënë një intervistë interesante ku është rrëfyer për karrierën e tij si futbollist dhe trajner, shkruan Zëri.info.

Afrim Tovërlani, është trajneri më i suksesshëm në futbollin e Kosovës.

Tovërlani me skuadrën e Prishtinës i ka fituar tre tituj kampion në futbollin e Kosovës ndërkohë që një titull e ka të fituar edhe me skuadrën e Feronikelit.

“Finalja e Kupës së Kosovës Prishtina-Ferizaj (edicioni 2012/13) më ka mbetur ende në memorie. Ndeshja shkoi në vazhdime dhe penallti dhe më pas fituam në penallti. Prishtina ne atë vit e arriti titullin dhe Kupën e Kosovës. Asnjë trajner ende nuk e kishe arritur këtë rekord që sot e asaj dite nuk është thyer me Prishtinën”, deklaroi Afrim Tovërlani për emisionin “Konak”.

Toki e ka zbuluar edhe ndeshjen më të keqe në karrierë si trajner.

“Ndeshja finale e Kupës në vitit 2009 Prishtina-Hysi ku humbëm në minutën e fundit. Ndoshta ajo mbetet ndeshja që do të dëshiroja që ta harrojë”, theksoi Tovërlani.

Prishtinasi aktualisht nuk është i angazhuar në asnjë klub.