Toverlani: Serioziteti te Kosova më i lartë se sa ka qenë, kundërshtari i sotëm shumë i vështirë

Kosova sot nis rrugëtimin e saj në epokën e re të menaxhimit me trajnerin francez, Alain Giresse.

Giresse erdhi në pozitën e të parit të Kosovës, pas shkarkimit të Bernand Challandes i cili dështoi të arrinte rezultate pozitive me “Dardanët” në periudhën e fundit të udhëheqjes së tij.

Kosova sot do ta ketë sfidën e parë nën urdhërat e selektorit francez, Alain Giresse, përballë Burkina Faso në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani, ka deklaruar për GazetaBlic Sport, se kjo ndeshje do të ketë më shumë rëndësi që trajneri të njohë lojtarët dhe të përcaktohet në mënyrën e tij të lojës për ndeshjet e rradhës kualifikuese të cilat do jenë me shumë rëndësi për Kosovën.

Toverlani gjithashtu potencoi se si fillim shihet një seriozitet më i lartë në përfaqësuesen e Kosovës, duke veçuar se kundërshtari i sotëm i Kosovës është një kundërshtar shumë i vështirë.

“Është vështirë për të gjykuar selektorin e ri, Alain Giresse, deri tani sa kam parë, më duket se serioziteti në punë te Kosova është më i lartë se sa ka qenë”, tha fillimisht Toverlani.

“Ndeshjet miqësore janë ndeshje që trajneri provon taktika që e ndihmojnë të përcaktohet se si do paraqitet në të ardhmen për ndeshjet kualifikuese, kundërshtari i Kosovës, Burkina Faso është një ekip shumë i fortë, po pres që kjo ndeshje të ndihmojë selektorin se si të përballet me kundërshtarët e tjerë në ndeshjet e rradhës të cilat kanë me qenë me shumë rëndësi”, përfundoi Toverlani.

Kujtojmë se kundërshtari i sotëm i Kosovës, Burkina Faso ishte gjysmëfinalist i Kupës së Afrikës, AFCON 2022 ku u eliminua nga Senegali e cila në fund fitoi kompeticionin duke mposhtur në finale Egjiptin.

Zyrtarizohet trajnerja e re e Kombëtares së Kosovës për femra

Konfirmohet mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjen me Spanjën dhe Gjeorgjinë